Leao përmbys Fiorentinën dhe çon Milanin në krye të Seria A

Milan doli fitues në mënyrë dramatike në sfidën e fundit të javës së 7-të të Serie A, duke mposhtur Fiorentinën me rezultatin 2-1 në “San Siro”. Me këtë fitore, kuqezinjtë të drejtuar nga Massimiliano Allegri ngjiten në vendin e parë të klasifikimit, duke lënë pas Interin, Napolin dhe Romën.

Pjesa e parë u mbyll pa shumë emocione, me pak raste dhe ritëm të ulët. Ndeshja mori tjetër pamje në pjesën e dytë, kur Fiorentina kaloi në avantazh në minutën e 56-të: pas një devijimi me kokë të Ranierit, portieri Maignan doli keq dhe topi u përplas në trupin e Gabbias, duke i dhënë mundësinë Gosens-it të shënonte lehtësisht në portë bosh.

Avantazhi i “vjollcëve” zgjati vetëm shtatë minuta. Në minutën e 63-të, Rafael Leão barazoi rezultatin me një goditje të saktë me të djathtën, që përfundoi në cepin e portës së De Geas.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në minutat e fundit, Allegri hodhi në fushë Santiago Gimenezin, i cili u bë protagonist i aksionit vendimtar. Meksikani fitoi një 11-metërsh pas një faulli të Parisit, të cilin arbitri nuk e pa në moment, por ndërhyri VAR-i për ta konfirmuar. Nga pika e bardhë, Leão u tregua i saktë, duke e dërguar topin në rrjetë dhe duke vulosur fitoren 2-1 për Milanin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?