Leao si Gullit 35 vite më parë, pamjet bëjnë xhiron e botës (VIDEO)
Leao i mahniti të gjithë me inkursionin personal 74 metra, falë të cilit lindi goli i mbrëmshëm ndaj Napolit në stadiumin “Maradona”, i cili ishte vendimtar për kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Krejt punën e bëri ylli portugez, i cili në fund pasoi te Giroud, që pa ndonjë vështirësi të madhe goditi dhe e dërgoi topin në rrjetën e Meret për 1-0. 74 metra, kaq është distanca e përshkuar nga Leao me “revan” gjatë asistit ndaj Giroud në Napoli-Milan 1-1.
35 vite më parë, në të njëjtin stadium, por që asokohe quhej “San Paolo”, tashmë ka marrë emrin e Maradonës, Gullit ishte në versionin Leao, ndërsa Van Basten finalizues si Giroud. 35 vite më vonë, historia përsëritet në mënyrë identike, ndryshon vetëm kompeticioni.

KOHA JONË SONDAZH

