FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Legjenda e Moto GP, Doohan flet mbi polemikat: Rossi-Lorenzo-Marquez

 

Legjenda e Moto GP me fjalët e tij mund të ulë disi polemikat që vazhdojnë të trazojnë sportin e motorëve. Mick Doohan që gjatë karrierës së tij ka fituar 5 tituj botërorë, komenton replikat në distancë mes Valentino Rossit, Jorge Lorenzos dhe Marc Marquez.

“Ndoshta ishte mundësia e fundit që Rossi të fitonte një titull por nuk e kisha parë asnjëherë të reagonte në këtë mënyrë. Gjithsesi, besoj se botërorin e fitoi piloti më i mirë dhe pjesa tjetër e debateve janë të pavlera”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vijim, Doohan analizon në detaje dy episode që shkaktuan një valë kaq të gjatë polemikash, kontaktin mes Rossit dhe Marquez në Sepang dhe penalizimin e “Doktorit”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Në vendin e Marquez do ta kisha marrë më gjerë atë kthesë. Gjesti i tij ishte disi i çuditshëm. Nuk mund të them nëse Rossi e shtyu por nëse e bëri e ka pasur një arsye. Në Valencia Marquez po planifikonte parakalimin ndaj Lorenzos por ishte Pedrosa, ai që i prishi planet me afrimin e tij. Në fund të fundit, ishte konkurrenca që fitoi sepse ky ishte një sezon fantastik dhe shumë ndryshe nga garat e Formula 1. Fansat e Rossit do të vazhdojnë të ndjekin garat”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?