Legjenda e “Selecao-s”: Neymar nuk është më i mirë se Ronaldo dhe Messi

Sipas legjendës braziliane Roberto Carlos, Neymar Jr bëri mirë që u largua nga Barcelona për të firmosur për skuadrën franceze të Paris Saint Germain, pasi tek katalanasit nuk do të kishte mundësi për të fituar Topin e Artë. 

Unë mendoj se ai bëri mirë që ka nënshkruar me PSG. Për t’u bërë më i miri në botë ai duhej të largohej nga Barcelona, sepse Messi ishte atje. Ai duhet të jetë i vetëdijshëm se, përderisa Messi dhe Ronaldo janë në formë, ai duhet të jetë i kënaqur me vendin e tretë “,-tha Carlos për “France Football”.

Në intervistën për prestigjozen franceze, Carlos deklaroj se për të mposhtur Ronaldon dhe Messi-n në luftën për Topin e Artë, atij nuk i mjafton as fitorja e Kupës së Botës që këtë vit organizohet në Rusi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?