FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Legjenda e United shpërthen pas penalltisë ndaj Kroacisë: Arbitri ishte idiot!

Roy Keane e ka cilësuar arbitrin e finales Nestor Pitana si “idiot” pas dhënies së penalltisë në pjesën e parë. Në minutën e 38-të, arbitri argjentinas akordoi një 11-metërsh i ndihmuar nga VAR, pas një prekje të topit me dorë nga Ivan Perisic.

“Futbolli është loja më e bukur në planet, por vendimi për penalltinë ma shpifi. Futbollistët kroat meritonin më shumë se aq. Ishte një vendim qesharak. Ishte një vendim i turpshëm. Ai arbitër nuk ka luajtur kurrë futbolli, ua garantoj. Duhet të flasim për lojtarët dhe kualitetin e tyre në fushë, por edhe për këtë idiot”, ka thënë ish-sulmuesi i njohur irlandez. /Koha Jonë/

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?