Leipzig mund Frankfurtin në finalen e Kupës së Gjermanisë (VIDEO)
Leizpigu ka arritur të fitojë për të dytin vit radhazi Kupën e Gjermanisë. Klubi gjerman mposhti me rezultatin 2-0 në finalen e kompeticionit të zhvilluar në Stadiumin Olimpik të Berlinit Eintrachtin e Frankfurtit.
Një ndeshje e ekuilibruar deri në minutën e 71-të, kur Nkunku, i shërbyer nga Dani Olmo lëvizi bukur në zonë dhe goditi drejt portës, me topin, që pasi u devijua nga mbrojtja e Eintrachtit, përfundoi në rrjetë.
Futbollistët e Eintrachtit ishin të pafuqishëm për të ndryshuar rrjedhën e finales, madje në minutën e 85-të Szoboszlai realizoi golin e sigurisë, pas një veprimi të zgjuar të Nkunku.
KOHA JONË SONDAZH

