Lenjani dhuron spektakël, shënon super gol në Zvicër (VIDEO)
Sporti E Diel, 10 Nëntor 2019 16:32
Ermir Lenjani si gjithnjë nuk i ndahet golit para ndeshjeve të kombëtares. Vetëm pak orë pasi u zyrtarizua si pjesë e listës së trajnerit, Edi Reja për dy takimet e fundit eliminatore të “Euro 2020”, mesfushori shënoi një gol të bukur me ekipin e tij.
30-vjeçari u fut bukur në zonë dhe krosimin tokazi të Bastien Toma e shndërroi në gol. Këtë sezon futbollisti shqiptar ka shënuar 3 gola në 12 ndeshje.
KOHA JONË SONDAZH

