Lenjani humbet sfidat e shtatorit të Kombëtares, dëmtohet edhe Abrashi
Amir Abrashi dhe Ermir Lenjani ishin të pafat në ndeshjen kundër Lausanne Sport fundjavën e shkuar, pasi janë dëmtuar të dy. Mesfushori, që mban edhe shiritin e kapitenit, ka pësuar një frakturë në mollëzën e faqes dhe ka bërë një ndërhyrje kirurgjikale.
Ai pritet që të luajë me maskë në vazhdim, ndërkohë që të hënën pritet të dalë në stërvitje. Për Lenjanin dëmtimi është më i rëndë. Mbrojtësi i majtë i Grasshopper ka pësuar një tërheqje të ligamentit të gjurit, si dhe ka dëmtuar kyçin e këmbës, ndaj do të duhet të qëndrojë jashtë fushave të blerta 4 deri në 6 javë.
Në këtë mënyrë ai do të humbasë dy ndeshjet kualifikuese të kombëtares, ndaj Polonisë dhe Hungarisë në fillim të shtatorit.
KOHA JONË SONDAZH

