Levante dhuron spektakël, i shënon 3 gola Barcelonës për 7 minuta (VIDEO)

Levante e ka nisur në mënyrë të frikshme pjesën e dytë duke përmbysur golin e shënuar nga pika e bardhë, nga Messi në pjesën e parë.

Vendasit kanë shënuar 3 gola në harkun e 7 minutave, duke i dhënë një goditje të rëndë ekipit të Valverdes. Campagna barazoi në minutën e 61-të, ndërkohë që më pas Mayoral realizoi një gol të bukur në hyrje të zonës.

Në minutën e 68-të, Radoja shënoi golin e tretë, duke shokuar blaugranët që duken në panikë në veprimet mbrojtëse.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?