Lëvizje e bujshme në minutat e fundit, Arthur transferohet te Liverpooli

Liverpool mori fitoren e dytë në kampionat përballë Newcastle me rezultatin 2-1, por asgjë nuk ishte e lehtë. Pas sfidës, nuk është vetëm përmbysja lajmi i mirë, pasi Liverpool ka arritur marrëveshjen me Juventus për transferimin e Arthur Melo.

26-vjeçari do të bëhet lojtari më i ri i “The Reds” dhe vjen në formë huazimi, pasi Klopp dhe Liverpool në këtë periudhë po vuajnë dëmtimet dhe mungesat e shumta.

Ish-lojtari i Barcelonës ka eksperiencën e parë në ishull dhe pritet të marrë menjëherë një fanellë titullari, ndërsa për momentin nuk dihet nëse Liverpool do të ketë mundësinë të ushtrojë të drejtën e blerjes në fundin e sezonit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Braziliani kishte disa oferta në këtë merkato dhe pak ditë më parë ishte shumë pranë kalimit te Sportingu i Lisbonës, por sot do të firmos për Liverpoolin.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?