Lewandowski zgjat “martesën” edhe për dy sezone të tjera me Bayernin
Robert Lewandowski nuk ka ndërmend që të largohet nga Bayerni, madje ai ka vendosur që të zgjasë kontratën deri në vitin 2023. Sulmuesi 31-vjeçar do të ketë kontratë edhe për 4 sezone, edhe pse kohët e fundit ka qenë mjaft kritik ndaj klubit për shkak të merkatos.
“Bayern është qyteti im i shtëpisë. Ndihemi shumë rehat si familje në Munich. Jam i bindur se do të fitojmë shumë në vitet e ardhshme. Bayern Munich është një nga tre klubet më të mëdha në botë dhe kemi një ekip të madh. Jam krenar që jam pjesë e këtij klubi”, deklaroi sulmuesi polak.
Lewandowski kaloi nga Borussia Dortmund tek Bayern Munich në sezonin 2014-2015 dhe ka shënuar 197 gola në 246 ndeshje, duke qenë shënuesi i tretë më i mirë në historinë e klubit. Polaku ka fituar 5 kampionate në Gjermani, dy Kupa, tre Superkupa dhe tre herë është shpallur golashënuesi më i mirë në Gjermani.
KOHA JONË SONDAZH

