“Lider i lindur”, Dortmundi gradon si kapiten Emre Can
Pak ditë më parë, Marco Reus njoftoi me anë të një deklarate publike se nuk do të ishte kapiteni i Borussia Dortmund në sezonin e ri. Tashmë, ky status do t’i kalojë Emre Can teksa klubi verdhezi ka bërë të ditur se shiriti i kapitenit do t’i besohet mesfushorit të kombëtares gjermane.
Trajneri Edin Terzic u shpreh se 29-vjeçari e meriton shiritin e kapitenit duke qenë se është një fitues i lindur.
“Emre është një fitues i lindur dhe i pëlqen shumë përgjegjësitë, kërkon t’i marrë gjithnjë vetë përsipër ato. Një tjetër plus është edhe fakti që e njeh shumë mirë ambientin këtu te Dortmund.
Në çdo bisedë që kam bërë me Emre Can jam bindur gjithnjë e më shumë se ai është zgjedhja e duhur për të marrë këtë rol në skuadër”, u shpreh Terzic.
KOHA JONË SONDAZH

