Liga e Kampionëve? Ronaldo ka një mesazh për tifozët e Juventusit

Dita e madhe erdhi për gjithë tifozët e Juventusit. Cristiano Ronaldo ka folur për herë të parë si një futbollist bardhezi.

Gjatë konferencës për shtyp, ylli portugez u ndal te trofeu i shumë dëshiruar nga “Zonja e Vjetër”, atë të Ligës së Kampionëve.

Ai fillimisht tha se Juventusi është skuadër e madhe dhe do të luftojë për të gjithë trofetë e sezonit përfshirë këtu edhe Champions Leaguen.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Liga e Kampioneve është një trofe që gjithkush dëshiron të fitojë, ne do të luftojmë për të gjitha trofetë, Seria A, Kupën e Italisë dhe Champions League. Është shumë e vështirë të fitosh si në çdo garë, por shpresoj se mund të ndihmoj Juven ta fitoj. Shpresoj që unë t’i sjellë fat kësaj skuadre”, u shpreh Ronaldo.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?