Lila: Reja ka ndryshuar atmosferën

Gjithmonë ka qenë pjesë e skuadrës, qoftë në fushë, qoftë në dhomat e zhveshjes por këtë herë Andi Lila ishte në “Elbasan Arena” si spektator. Për emisionin “Kuqezi”, mesfushori kavajas, tha se ka vizituar shokët në qendrën e grumbullimit dhe se ka parë një atmosferë mjaft të mirë, ndërsa nuk i kurseu lëvdatat edhe për trajnerin Edi Reja. ”Të them të drejtën, qenka qejf ta shohësh Kombëtaren edhe nga shkallët e stadiumit, pasi gjithmonë kam qenë në dhomat e zhveshjes”.

I pyetur sesi i duket Kombëtarja nën drejtimin e Rejës, ai thotë se klima është e mirë. ”Kam pasur kontakt me të gjithë dhe madje kam vizituar ekipin në resortin ku kanë qenë të grumbulluar. Klima është shumë e mirë dhe skuadra është përshtatur mjaft mirë edhe me skemën e re, duke bërë një ndeshje të mirë në Islandë, ndonëse fati nuk ishte me ne”.

A ka pasur një bisedë me Rejën gjatë kësaj kohe, Lila? ”E kam takuar trajnerin dhe më ka bërë përshtypje të mira, pasi është një zotëri i vërtetë. Shpresoj që bagazhin e karrierës së tij të gjatë, ta transmetojë në Kombëtaren tonë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?