Lila thumbon keq Gjicin pas rikthimit te Tirana: Më duket si …
Andi Lila është rikthyer pas 8 vitesh te skuadra e Tiranës me synimin për të fituar titullin e 25-të në historinë e bardhebluve. Mbrojtësi i kombëtares e ka cilësuar si një aventurë emocionuese, ndërkohë që ka thumbuar edh presidentin e Kukësit.
“Jam shumë i emocionuar. Shumë i gëzuar sepse kthehem në shtëpi. Është fundi i karrierës, shpresoj të bëjmë diçka të madhe, të dalim aty ku Tirana e meriton. Jam shumë i emocionuar që do prezantohem me skuadrën ku bëra hapin e madh.
Që të dalësh kampion duhen shumë komponentë bashkë. Kampionati është i fortë, duhet që lojtarët, stafi, tifozët, të jenë të gjithë bashkë, që Tirana të dalë aty ku e meriton të dalë. Nëse Tirana do shkëlqejë edhe medien do ta ketë me vete.
Kalova një dëmtim jo të lehtë. Nuk jam në formën time maksimale. Do të përpiqem të vij në nivelet më të mira. Gjici e tregoi veten çfarë xhentëlmeni është. Nuk duhet të merrem fare më të. Gjithmonë kur shihja Gjicin, më kujtohet shprehja e Enco Ferratit: ‘I dyti është i pari i humbësve’. Edhe ai i dyti është gjithmonë”, deklaroi Lila.
KOHA JONË SONDAZH

