Lippi i bindur: Askush si Allegri, do ta rikthejë Juven drejt trofeve!
Ish-trajneri i Juventus-it, Marcello Lippi, beson se Massimiliano Allegri do të rikthejë bardhezinjtë në rrugën e sukseseve.
“Edhe unë jam kthyer tek Juventus pas dy vitesh dhe kam fituar dy kampionate duke luajtur edhe një finale në Champions. Në këto nivele një ndalesë pas një cikli të gjatë të bën mirë: qetësohesh, studion taktika të reja dhe trajnerë të rinj, pasurohesh.
Skuadra është e fortë dhe ai e njeh mirë. Juventus ka provuar trajnerë të tjerë, nuk ia ka dalë dhe tani ka vendosur të kthehet fituese: askush si Max nuk mund ta interpretonte këtë rol”, ka thënë ish-trajneri për Gazzetta dello Sport.
KOHA JONË SONDAZH

