Zbulohen përballjet e 1/8-ve të Europa League, Juvja me fat

Ditën e sotme, në Nyon të Zvicrës u hodh shorti për fazën e 1/8-tave në Europa League.

Goglat dhuruan përplasje interesante ku spikasin ato mes Sporting Lisbonë-Arsenal, Roma-Real Sociedad, Sevilla-Fenerbahce si dhe Manchester United.

Interesante është përballja mes Union Berlin dhe belgëve të Union Saint-Gilloise që marrin pjesë për herë të parë në këtë kompeticion me njërën prej tyre që tashmë ka mundësinë për të mbërritur deri në fazën çerekfinale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndeshjet e para janë programuar të luhen më datë 9 mars dhe ato të kthimit pas një jave më datë 16 mars.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shorti: 

Union Berlin-Union Saint-Gilloise

Sevilla-Fenerbahce

Juventus-Freiburg

Bayer Leverkusen-Ferencvaros

Sporting Lisbonë-Arsenal

Manchester United-Betis

Roma-Real Sociedad

Shakhtar Donetsk-Feyenoord

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?