Liverpool pëson katër humbje radhazi pas 11 vitesh, kritika për Florian Wirtz

Makineria e golave dhe fitoreve e ndërtuar nga Arne Slot është ndalur papritur. Liverpool po kalon një moment të vështirë, pasi në katër ndeshjet e fundit nuk ka marrë asnjë pikë, as në Premier League, as në Champions League (ku u mund nga Galatasaray). Një bilanc negativ që nuk ndodhte prej 11 vitesh, që nga sezoni 2014 nën drejtimin e Brendan Rodgers, kur “të kuqtë” e mbyllën kampionatin në vendin e gjashtë dhe mbetën pa trofe.

Fundi i serisë së pathyeshmërisë

Rënia nisi pas humbjes 2-1 kundër Crystal Palace. Që prej asaj ndeshjeje, Liverpool ka pësuar 7 gola në 4 ndeshje, duke u përmbysur në 3 prej tyre. Një nga momentet më të dhimbshme ishte humbja në Anfield ndaj Manchester United, që theu një rekord 8-vjeçar të pathyeshmërisë në shtëpi ndaj rivalëve historikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çështja Florian Wirtz: “Mister 150 milionë euro” në vështirësi

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë në Liverpool ka shpërthyer “rasti Wirtz”. Mesfushori ofensiv gjerman, blerja rekord e verës për 150 milionë euro (mes tarifës fikse dhe bonuseve), ende nuk ka shënuar dhe nuk ka dhënë asnjë asist në Premier League. Lënia e tij jashtë formacionit titullar kundër Manchester United ka ndezur debatet mes tifozëve dhe mediave britanike, të cilët tashmë pyesin nëse investimi gjigant ia ka vlejtur.

Një krizë për t’u zgjidhur

Arne Slot duhet të gjejë sa më shpejt zgjidhjen për ta nxjerrë skuadrën nga ky moment i errët. Liverpool ndodhet jashtë formës, në rënie morale dhe me presionin e madh të rikthimit në garën për titullin në Premier League.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?