Liverpooli befason Realin, bën gati 200 milionë euro për Kylian Mbappe

Kylian Mbappe po largohet gjithnjë e më shumë nga Parisi. Pas ultimatumit të Nasser AL Khelaifi, sulmuesi ka dy opsione, të rinovojë ose të largohet nga kryeqyteti francez një vit më herët.

Real Madrid mbetet opsioni më i mundshëm, por Florentino Perez nuk duket i gatshëm të plotësojë të gjitha kërkesat, të gjykuara si të tepërta.

Liverpool mund të hyjë në garë. Sipas një raportimi nga gazetari i “El Chiringuito”, Edu Aguirre, klubi anglez ka paraqitur tashmë një ofertë prej 200 milionë euro për yllin francez.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?