Liverpooli “blindon” Salah, rinovon deri në vitin 2023

Pas zhgënjimit në Botëror me Egjiptin, që nuk mori qoftë një pikë në tri ndeshjet e fazës së grupeve, vjen një lajm i mirë për Mohamed Salah. Klubi i Liverpoolit ka zyrtarizuar zgjatjen e kontratës me “Faraonin” deri në vitin 2023.

“The Reds” i mbyllën derën Realit të Madridit, apo klubeve të tjera të mëdha, që kërkonin shërbimet e Salah. Vetëm nëse do të bëhet një ofertë e çmendur në merkato, nga ato të paimagjinueshmet, atëherë Liverpooli mund  të pranojë ta shesë sulmuesin që e mbylli sezonin me 44 gola në 52 ndeshje në total.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?