FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Liverpooli dhuron spektakël, mund City-in dhe blindon kreun (VIDEO)

Liverpooli është i pandalshëm në Premier League. Në “Anfield”, skuadra e Klopp vendosi diktatin, duke marrë një fitore 3-1 në një ndeshje spektakolare.

Goli i parë ishte një perlë e vërtetë nga Fabinho, më pas Salah shënoi edhe golin e dytë dhe pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.

Me nisjen e pjesës së dytë, Mane shënoi edhe golin e tretë për Liverpool, por Manchester City nuk u dorëzua, megjithëse deri në fund të takimit mundi të shënonte vetëm një gol, me anë të Silva-s.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë fitore, Liverpool shkon në kuotën e 34 pikëve, ndërsa City bie në vendin e katërt me vetëm 25 pikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?