FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Liverpooli do të luajë dy ndeshje brenda 48 orëve në dhjetor

Liverpool ka njoftuar se çerekfinalja e “Carabao Cup” ndaj Aston Villa do të luhet siç ishte vendosur, në 17 dhjetor, edhe pse dy ditë më vonë skuadra angleze do të jetë e angazhuar në Katar për Kupën e Botës për Klube.

 

Me anë të një komunikate zyrtare, Liverpool sqaron se do të përdorë dy skuadra njëkohësisht për këto dy aktivitete.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Edhe pse nuk është skenari më i mirë, klubi nënvizon se u arrit në këtë zgjidhje duke marrë parasysh interesin e përbashkët të kompeticioneve dhe klubeve të tjera pjesëmarrëse në to. U diskutuan edhe data të tjera për ndeshjen ndaj Aston Villa, por asnjëra prej tyre nuk ishte e përshtatshme, pasi kompromentohej kompeticioni”, lexohet në komunikatën e Liverpool FC.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?