Liverpooli fiton me vuajtje ndaj Nottingham, mban gjallë shpresat për Champions (VIDEO)

Liverpooli merr një tjetër fitore të rëndësishme, që e mban ende në garë për zonën Champions. Skuadra e Klopp fitoi 3-2 në duelin ndaj Nottingham Forest. 45 minutat e para në fakt nuk do të prodhonin asnjë gol, ndërkohë e dyta do të ishte e ndezur.

Diogo Jota shënoi në fillimin e pjesës së dytë, por Williams barazo vetëm 4 minuta më pas. Në të njëjtën hark kohor, sulmuesi portugez do të rikthente në avantazh Të Kuqtë.

Nottingham bën rezistencë dhe barazon shifrat me Gibbs-White. Liverpooli nga ana tjetër zgjohet dhe shënon golin e tretë me Salah, i shërbyer nga Alexandre-Arnold. Nottingham ju afrua shumë herë barazimit, por fati nuk ishte me ta. Liverpoolit tashmë ngjitet në vendin e 6-të me 50 pikë. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?