Liverpooli humbet edhe “heroin” Adrian, u dëmtua nga tifozi (VIDEO)
Portieri Adrian u bë protagonist në finalen e Superkupës së Europës duke i pritur penalltinë vendimtare Abraham. Nga një portier që rrezikoi të mbetej pa skuadër, te heroi i mbrëmjes së Stambollit, ku “The Reds” do të triumfonin.
Festa për trofeun e parë në karrierën e 32-vjeçarit, i cili priti penalltinë vendimtare u prish nga një tifoz. Mbështetësi i Liverpulit hyri në fushë për të festuar me lojtarët, rrëshqiti dhe i shkaktoi Adrian një dëmtim në kavilie.
Nga ai moment fatkeq, portieri spanjoll, i cili u kthye në titullar pas lëndimit të Alison, rrezikon të mos luajë në ndeshjen e kampionatit ndaj Southampton. Konfirmimi u dha nga trajneri Jurgen Klop, i cili la të hapur mundësinë e aktivizimit të Endi Lonergan, 35-vjeçari që tani ka shansin të debutojë në Premier Ligën angleze.
KOHA JONË SONDAZH

