Liverpooli i falet Salah ndaj Brentford, shkon -1 pikë nga United (VIDEO)

Liverpooli mban gjallë deri në fund shpresat për një kualifikim në Champions League. Skuadra e Klopp mori një fitore minimale 1-0 ndaj Brentford dhe tashmë e sheh veten vetëm një pikë larg nga United i vendit të katërt, por me dy ndeshje më shumë të luajtura.

Goli i vetëm u shënua në minutën e 13-të nga Mohamed Salah, i cili devijoi në rrjetë një pasim të ardhur nga mbrojtësi van Dijk. Ky ishte goli i 100-të për egjiptianin në “Anfield Road”.

Mbetet të shihet deri në fundin e sezonit, nëse Liverpooli do të arrijë kualifikimin, që është shumë i vështirë për t’u arritur. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?