Liverpooli i Klopp bën gati 80 milionë euro për yllin e mesfushës së Interit

Liverpool vijon punën intensive në merkaton e verës. Pas largimit të shumë lojtarëve të rëndësishëm si: Roberto Firmino, Naby Keita, James Milner dhe Alex-Oxlade Chamberlain, “The Reds” kanë afruar vetëm Alexis Mac Allister për 65 milionë euro.

Liverpool nuk do të mjaftohet me kaq, pasi arsyeja e dështimit për kualifikimin në Champions League është një arsye më shumë për përforcimin e skuadrës në të gjitha repartet.

Skuadra angleze në ndjekje të Nicolo Barellës që prej disa sezonesh është mesfushori më i mirë i Interit. Pas Mac Allister, “Il Tempo” në Itali shkruan se 19-herë kampionët e Anglisë janë gati të bëjnë një çmenduri financiare për shërbimet e Nicolo Barellës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mesfushori italian ishte një pikë kyçe e Interit në sezonin e shkuar që preku finalen e Champions League dhe një transferim i tillë nuk do të ishte aspak i lirë për arkat e “The Reds”, pasi do t’i kushtonte 80 milionë euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?