Liverpooli i pandalshëm në Premier League, mund Newcastle me përmbysje (VIDEO)

Liverpooli vijon rrugëtimin perfekt në Premier League, me 5 fitore në 5 ndeshjet e para, duke ruajtur kryesimin e kampionatit. Sfida nisi në malore për skuadra e Jurgen Klopp, që u fut në fushë me një ritëm shumë të ulët duke pësuar gol që në minutën e 7-të. Jetro Willems bën gjithçka mirë në hyrje të zonës.

 

Gjithsesi reagimi i të kuqve nuk do të vononte, me Sadio Mane, që u bë protagonistë me dy gola. I pari në minutën e 28-të ishte një perlë e vërtetë, duke e dërguar topin në trekëndësh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në minutën e 40-të sulmuesi senegalez arriti që të shënonte edhe golin e dytë, pasi i doli topi me fat në zonë. Përmbysja që ndodhi që në pjesën e parë i dha qetësinë skuadrës së Klopp, që arriti që të shënonte edhe golin e sigurisë me Mohamed Salah në minutën e 72-të, i cili shënoi pas një aksioni shumë të bukur personal.

Swiss Digital Mobile Reklama

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?