Liverpooli kampion Europe, edhe Roma mbush arkën falë Salah

Mbrëmjen e djeshme në Champions League, nuk ka gëzuar vetëm Liverpooli. Roma ka qenë skuadra tjetër që i ka “buzëqeshur” golit të shënuar nga Mohamed Salah. Sulmuesi egjiptian realizoi nga pika e bardhë, duke i hapur rrugën një ndeshje që do të mbyllej tre minuta nga fundi nga një gol i shënuar nga verdhekuqtë.

Skuadra italiane ka përfituar 4.5 milionë euro për shkak të bonuseve të parashikuara nga shitja e Salah, dy vite më parë për 42 milionë euro plus 8 bonuse. Për Alisson ndërkohë Liverpooli ka paguar 62 milionë euro plus 10 bonuse.

Para të cilat Roma do t’i përdorë në merkato, për të formuar një skuadër kompetitive për sezonin e ardhshëm. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?