Liverpooli mbeti jashtë Championsit, Salah: Jam i shkatërruar, s’ka justifikim!
Mohamed Salah, ka reaguar së fundmi në llogarinë e tij në Twitter, pasi Liverpooli mbeti jashtë Champions League për sezonin e ardhshëm. Të Kuqtë do të luajnë në Europa League, një lajm që ka trishtuar së tepërmi futbollistin egjiptian.
“Jam plotësisht i shkatërruar. Nuk ka absolutisht asnjë justifikim për këtë. Ne kishim gjithçka që duhej për të arritur në Ligën e Kampionëve vitin e ardhshëm dhe dështuam.
Ne jemi Liverpool dhe kualifikimi për këtë kompeticion është minimumi. Më vjen keq, por është shumë shpejt për një postim emocionues ose optimist”, ka shkrar Salah. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

