Liverpooli pëson humbjen e 8-të në kampionat, “tradhtohet” nga Salah (VIDEO)
Liverpooli i jep fund serisë së rezultateve pozitive në Premier League. Të Kuqtë kanë pësuar një humbje 1-0 sot në transfertën ndaj Bournemouth-it.
Ekipi i Klopp shfaqi probleme të shumta ditën e sotme veçanërisht në mbrojtje. Billing do të realizonte golin e avantazhit për vendasit në minutën e 28-të pas një aksioni të bukur nga krahu i djathtë.
Në pjesën e dytë Liverpooli do të shtonte presionin teksa do të fitonte një penallti në minutën e 68-të. Nga pika e bardh Salah do të gabonte në mënyrë të pabesueshme duke e dërguar topin shumë jashtë kuadratit.
Në minutat e mbetura nuk do të ndryshonte asgjë, me Liverpoolin që koleksionon fitoren e 8-të këtë sezon. Pas 26 javësh Të Kuqtë kanë 42 pikë, 3 më pak se Tottenhami i vendit të katërt. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

