Liverpooli sfidon Atleticon për yllin e mesfushës së PSG

Liverpooli ka nisur nga puna për të gjetur lojtarë të rinj në mesfushë pas largimit të Henderson dhe Fabinhos. Në listën e dëshirave të gjigantit anglez ka përfunduar Marco Verratti.

Ky i fundit pritet të largohet nga Paris Saint Germain dhe po shqyrton opsionet që po i sjell merkato. Jurgen Klopp e konsideron mesfushorin italian si lojtarin ideal për skemat e tij dhe i ka kërkuar drejtuesve të sigurojnë sa më parë shërbimet e tij.

Ndërkohë që gara për të arritur deri te Verratti nuk është e lehtë, pasi për yllin e Kombëtares italiane është interesuar edhe Atletico Madrid. Këta të fundit janë të gatshëm të ofrojnë rreth 80 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?