Liverpooli shumë i fortë për Arsenalin, fiton dhe ngjitet në grupin e kryesuesve (VIDEO)

Liverpooli konfirmon forcën ndaj Arsenalit. Skuadra e Klopp ka fituar pa shumë probleme 3-1 super sfidën kundër Arsenalit në duelin e luajtur me stadiumin e boshatisur në “Anfield”.

Ndeshja në fakt nisi në malore për “The Reds” që pësuan gol në minutën e 25-të. Robertson i dhuroi topin Lacazette, i cili e ka të thjeshtë për të shënuar. Në krahun tjetër kundërpërgjigja është e menjëhershme me Sadio Mane që konkretizon një aksion të Salah.

Në minutën e 34-të, Andy Robertson shlyen shumë shpejt gabimin në golin e parë, teksa do të bënte rolin e një sulmuesi për të gjetur rrjetën. Në fraksionin e dytë, Arsenali i afrohet dy herë golit me Lacazzete, por portieri Alisson e ndal për mrekulli.

Swiss Digital Desktop Reklama

2 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Digo Jota bën në mënyrën më të mirë debutimin duke realizuar një gol shumë të bukur nga distanca. Liverpooli në këtë mënyrë ngjitet në kuotën e 9 pikë, po aq sa Evertoni dhe Leicester. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?