Liverpooli zyrtarizon largimin e 4 futbollistëve në fundin e sezonit
Sporti E Enjte, 18 Maj 2023 15:02
Roberto Firmino, Naby Keita, James Milner dhe Alex Oxlade-Chamberlain do të largohen zyrtarisht nga Liverpooli në fund të kontratës.
Këtë lajm e ka bërë të ditur klubi i “The Reds”, i cili ka falënderuar katër lojtarët, protagonistë në disa sezone të suksesshme.
Gjatë kësaj periudhe ata siguruan Champions League 2019 dhe më pas Kupën e Botës për Klube dhe Premier League, duke e rikthyer Liverpoolin në krye të Anglisë pas 30 vitesh.
KOHA JONË SONDAZH

