Liverpoolin sfidon Real Madridin, bën gati 300 milionë euro për Mbappe
Kylian Mbappe edhe këtë verë pritet të jetë një telenovelë në merkaton e transferimeve. Sulmuesi francez i dërgoi letër drejtuesve të Paris Saint-Germain ku i njoftoi se nuk do të rinovojë kontratën që i skadon në fundin e sezonit 2024.
Arabët e PSG kërkojnë të paktën 200 milionë euro, teksa për momentin pretendentët kryesorë për shërbimet e tij, Real Madrid nuk po lëvizin në mënyrë konkrete.
Nga ana tjetër, Liverpool do të tentojë të përfitojë dhe një agjent i FIFA-s konfirmoi për Marca-n se The Reds janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 300 milionë dollarë për të transferuar në” Anfield Road” francezin.
Mbetet për t’u parë tashmë nëse kjo lëvizje do të shtyjë edhe Real Madridin për t’u kundërpërgjigjur pasi në kryeqytetin spanjoll dihet që prej kohësh ëndërrojnë transferimin e Mbappe.
KOHA JONË SONDAZH

