FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Liverpul shkatërron Sitin, një ekip surprizë ngjitet në krye

 

Besojeni apo jo, Premier League udhëhiqet pas 13 javëve të para nga Leicester. Kjo është surpriza që fitoi edhe dje 3-0 në fushë të Njukasëll. Në vend të dytë ndodhet Mançester Junajtid, që fitoi 2-1 me vështirësi ë transfertë. Depay shënoi në favor të Djajve të Kuq gjatë pjesës së parë, por edhe pse barazoi Deeney shifrat në 1-1 me një 11-metërsh, në pjesën e dytë, i njëjti lojtar shënoi në portën e tij në fund, duke i dhënë fitoren Mançester Junajtid. Për spektaklin mendoi këtë javë Liverpul, që fitoi 4-1 në fushë të Mançester Siti.  Mangala, Coutinho dhe Firmino shënuan tre gola që në pjesën e par ë. Aguero shkurtoi shifrat në 3-1, por Skrtel vulosi rezultatin në 4-1, disa minuta para mbylljes së ndeshjes. Kjo humbje zbriti Sitin në vend të tretë, ndërsa Arsenali humbi 2-1 në fushë të UBA. Rikthehet Çelsi, ndonëse me një fitore të brishtë 1-0 ndaj Noruiç, me gol të Diego Costa në 64’. 

Premier League

Swiss Digital Desktop Reklama

Java e 13-të/21 Nëntor

Swiss Digital Mobile Reklama

Vatford-Manchester U.    1-2

Chelsea-Noruiç              1-0

Everton-Aston Vila         4-0

Njukasëll-Leicester        0-3

Southampton-Stoke       0-1

Svansea- Burnemouth   2-2

UBA-Arsenal                   2-1

Manchester C.-Liverpul 1-4

22 nëntor 

17:00 Totenham –  Uest Hem

23 nëntor 

21:00 Crystal P. – Sunderland

Klasifikimi:Leicester 28,  Manchester United: 27,  Manchester City: 26,  Arsenal: 26, Tottenhem: 21, Uest Hem: 21…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?