Liverpuli bën gati 100 milionë euro për yllin e Lajpcig
Liverpuli është në kërkim të një sulmuesi me emër në merkato e verës. Sipas Bild, Jurgen Klopp është duke e monitoruar sulmuesin e Lajpcig, Timo Verner, për të cilin Liverpuli është i gatshëm të ofrojë edhe 100 milionë euro.
Verner që kërkohet edhe nga klube si Real Madridi e Bajern Mynih, pritet të largohet gjatë verës nga Lajpcig, por ende nuk ka vendosur se cila do të jetë e ardhmja e tij.
Kujtojmë që sulmuesi i Kombëtares gjermane gjatë këtij sezoni ka shënuar 18 gola në 37 ndeshje me klubin e tij në të gjitha kompeticionet. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

