Lloris: Shqipërinë do e njohim me video, ja çelësi si mund të fitojmë

I pranishëm në konferencën për shtyp para Shqipërisë, për Francën ka qenë edhe kapiteni Hugo Lloris. Gardiani i Tottenhamit është shprehur optimist për një fitore, ndërkohë që është beson se s’do të jetë aspak e thjeshtë ndaj Shqipërisë duke treguar edhe mënyrën si mund të arrihet të fitorja.

 

Swiss Digital Desktop Reklama

“Çelësi do të jetë mbajtja e topit. Shqipëria do na lërë pak hapësira, janë një ekip i disiplinuar dhe mbrojnë shumë poshtë, duke shfrytëzuar kundërsulmet me shanset më të vogla. Ata i pëlqejnë duelet dhe janë gati për të luftuar ndaj kombëtares sonë. Duhet të futemi në lojë me dëshirën për të fituar duelet, për të bërë më shumë përpjekje për të mos përsëritur rastin e Turqisë. Mbajtja e topit do të jetë e rëndësishme, do të duhet ta shtrijmë lojën (hapësira) sa më shumë për të mposhtur Shqipërinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Çfarë dini për Shqipërinë? E di që kanë ndryshuar së fundmi trajnerin. Pjesa më e madhe e futbollistëve luajnë jashtë, më shumë në Itali. Disa prej tyre kanë qenë edhe në Euro 2016. Do të shohim edhe videot e tyre për të krijuar një ide më të qartë”, deklaroi portieri i Francës. /Rozalb Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?