Lojërat Europiane 2023/ Dorëzimi i flamurit kuqezi, Shqipëria me 11 sportistë
Ekipi shqiptar që do të marrë pjesë në Lojërat Europiane 2023 mori në dorëzim flamurin kuqezi. Ceremonia e dorëzimit të simbolit më të rëndësishëm të vendit u realizua në zyrat e Komitetit Olimpik.
Evenimenti do të zhvillohet nga data 21 qershor deri më 2 korrik, në Poloni. Shqipëria merr pjesë me 11 sportistë, të cilët pretendojnë medalje në shtatë disiplina, ku përfshihen boksi, karateja, tae-kuon-do, qitje, padel, tek-boll dhe skermë.
Ky është edicioni i tretë i Lojërave Europiane, në të cilin përfaqësohen 48 shtete nga kontinenti.


KOHA JONË SONDAZH

