Lojtari i Monchengladbach diagonsifikohet me sëmundje të keqe
Borussia Monchengladbach ka njoftuar se, pas disa analizave mjekësore, Stefan Lainer është diagnostikuar me kancer në nyjet limfatike.
Mbrojtësi 30-vjeçar austriak do të duhet t’i nënshtrohet terapisë disamujore që do ta mbajë larg fushave.
Klubi gjerman është siguruar se do të garantojë trajtimin më të mirë për lojtarin e tyre, duke nënvizuar se: “Ka shumë probabilitet që gjendja shëndetësore të rikthehet plotësisht dhe të mundësohet një jetë normale, duke përfshirë edhe sportin profesional”.
KOHA JONË SONDAZH

