FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lorik Cana në dyshim, Gjeorgjia test për të rinjtë

 

Pas miqësores me Kosovën, në Prishtinë, Gjeorgjia vjen si një test i vërtetë për Kombëtaren Shqiptare të futbollit.

Edhe pse sinjalet pozitive nuk munguan në përballjen e Prishtinës, aty ishte e pamundur të shihej një Shqipëri agresive dhe e gatshme për të dhuruar betejë në çdo episod, vlera që Xhani De Biasi pret t’i evidentojë në takimin me Gjeorgjinë, ku kërkon të tjera konfirmime.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për sa i përket formacionit, dyshimi më i madh mban emrin e kapitenit Lorik Cana, i cili mund të mos jetë në fushë, asgjë për tu shqetësuar pasi një vendim i tillë mund të merret si një masë parandaluese pasi Cana ka pësuar një dëmtim të lehtë në përballjen e 13 Nëntorit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në seancën e fundit stërvitore para ndeshjes u vu re dhe mungesa e Bekim Balajt që ka lënë grumbullimin. Mungesa e shkodranit që i shtohet atyre të Memushajt dhe Hysajt është një tjetër sinjal se De Biasi e shikon përballjen me Gjoergjinë si një rast të mirë për të marrë të dhënat e duhura nga futbollistët e rinj dhe ata që janë aktivizuar më pak në përgatitjet e rëndësishme për Euro 2016.

Sfida  ndaj përfaqësueses së ish republikës sovjetike në fakt do të jetë e fundit për kuqezinjtë në këtë vit kalendarit dhe një 2015 historike që bëri realitet ëndrrën e gjithë shqiptarëve meriton një mbyllje të bukur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?