Luftë për Lukakun, “Zonja e Vjetër” josh “djajtë e kuq” me një yll

Nuk është thjeshtë një dëshirë për ti prishur punë një rivali por një ide konkrete mbi të cilin drejtuesit e Juventusit kanë nisur punën. “Zonja e Vjetër” në mënyrë të papritur futet në garë për të siguruar shërbimet e Lukakut, objektivi kryesor i Interit në këtë merkato vere. Pas takimit ndërmjet Frederico Pastorello, agjenti i Lukakut dhe Fabio Paraticit, drejtori sportiv i Juves, risia në këtë tratative është përfshirja e Paulo Dybala-s.

Me futjen e Dybala-s në tratative situata ndryshon, Man.United nuk do të bënte rezistencë, përkundrazi janë të gatshëm të ofrojnë jo vetëm kartonin e Lukakut por dhe një shumë kesh. Në këtë marrëveshje përcaktues pritet të jetë dëshira e Dybala-s. Argjentinasi kërkon të provoj dhe një herë vetën në Torino por nëse nuk i garantohet formacioni atëherë do të kërkoj largimin.

Nuk duhet nënvlerësuar as dëshira e Lukakut i cili ka shprehur publikisht pëlqimin e tij për Conten por nëse Inter nuk ofron shumën që Man.United kërkon atëherë duhet të zgjedh, të qëndroj në Mançester apo të pranoj ofertën e “Zonjës së Vjetër”. Duke parë dhe interesimin konkret të Juves, Inter pritet të paraqitet me një ofertë të re: 70 milion euro kesh plus bonuse ndërsa për Lukakun një kontratë 5-vjeçare nga ku do të përfitoj 7,5 milion euro ne sezon.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?