FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Luftëtari dhe Besëlidhja “marsh” drejt Superiores, “katastrofa” mban emrin e Elbasanit

Janë luajtur sot ndeshjet e javës së nëntë në Kategorinë e Parë.

Në Grupin B vazhdon të kryesojë Luftëtari. Skuadra gjirokastrite ka kaluar një test mjaft të vështirë këtë të shtunë, sepse kishte mysafire Apoloninë. Canka shënoi golin e fitores për vend asit, por fierakët kanë luajtur mjaft mirë, sidomos në pjesën e dytë, duke i vënë në vështirësi bluzinjtë.

Në Grupin A vijon beteja në distancë mes Besëlidhjes dhe Kastriotit. Të dyja këto skuadra kanë fituar në transfertë, lezhjanët në Fushë-Krujë, falë golit të Marashit, ndërsa krutanët në Kavajë, me gola të Raboshtës dhe Alikajt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por përveç ekipeve që pretendojnë ngjitjen në Superiore, ka edhe një anë medalje. Elbasani, dy herë kampion i Shqipërisë, mbyll klasiifkimin në grupin e jugut dhe rrezikon rënien në një kategori më poshtë. Elbasani humbi derbin me Shkumbinin, 0-1, dhe ndodhet në pozita tepër të vështira.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kategoria e Parë/Java e 9-të

GRUPI A

Ada-Kamza                        0-1

Shënues: Rezi 90+3’ (11-m)

Iliria-Besëlidhja               0-1

Shënues:  Marashi 19’

Korabi-Kamza                  2-0

Shënues: Mziu 54’ (11-m) Shehaj 90’

Burreli-Mamurrasi          1-0

Shënues:  Mustafaj 1’

Besa-Kastrioti                0-2

Shënues: Raboshta 34’, Alikaj 68’  

 

Klasifikimi

Besëlidhja           22

Kastrioti              20

Erzeni                19

Korabi               18

Besa                 13

Kamza               11

Burreli               8

Iliria                   7

Ada                   6

Mamurrasi         3

 

 

GRUPI B

Luftëtari-Apolonia         1-0

Shënues: Canka 10’

Pogradeci-Sopoti          1-1

Shënues: Pengu 15’/ Hysenllari 82′ (aut)

Shkumbini-Elbasani       1-0

Shënues: Turhani 19’

Lushnja-Butrinti             1-0

Shënues: Allkanjari 66’

Nesër

Dinamo-Turbina (14:00)

 

 

Klasifikimi

Grupi  B

Luftëtari           23

Pogradeci        20

Lushnja            17

Apolonia          16

Sopoti             14

Dinamo           10

Butrinti             7

Turbina            5

Shkumbini        5

Elbasani           4

 

              

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?