Luhet sonte finalja e Kupës së Italisë, Fiorentina dhe Interi kërkojnë trofeun

Sonte në mbrëmje në “Olimpico” do të luhet finalja e Kupës së Italisë mes Fiorentinës dhe Interit.  Skuadra e Vincenzo Italiano, mbërrin në këtë finale falë një rrugëtimi fantastik. Fillimisht duke eliminuar Sampdorian në fazën e 1/8-ve, më tej Torinon dhe në gjysmëfinale surprizën Cremonese.

Fiorentina e ka fituar 6 herë Kupën e Italisë, megjithatë ky trofe i mungon ekipit vjollcë që prej vitit 2001, pasi në 2014 u mundën në finale nga Napoli. Në anën tjetër Interi kërkon të mbrojë trofeun e Kupës së Italisë, pasi skuadra e Simone Inzaghit ia doli mbanë të triumfonte për herë të fundit në finalen e madhe përballë Juventusit vetëm në shtesë me rezultatin 2-4.

Interi e ka fituar tetë herë më parë Kupën e Italisë dhe në rast triumfi do të barazonte Romën me nëntë trofe, teksa kryesimin vijon ta mbajë Juventus me 14 tituj. Për skuadrën e Simone Inzaghit do të jetë një provë e vërtetë përpara finales së madhe të Champions League përballë Manchester Cityt. “

Swiss Digital Desktop Reklama

Përsa i përket historisë kjo do të jetë finalja e parë mes dy skuadrave në Kupën e Italisë. Ndërsa këtë sezon në dy sfidat mes tyre në Seria A, Interi ia doli mbanë të triumfonte fillimisht me rezultatin 3-4, ndërkohë që Fiorentina e mposhti në ndeshjen e dyte në San Siro me rezultatin minimal 0-1.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?