Luhet sonte në Pragë finalja e Conference League, Fiorentina sfidon West Ham

Sonte në mbrëmje në Conference League do të luhet finalja mes Fiorentinës dhe West Ham, e cila do të zhvillohet në Pragë. Të dyja skuadrat e kanë fituar trofeun e fundit në turnetë e UEFA-s në vitet ’60. Gjithashtu, si Fiorentina, ashtu edhe West Ham e mbyllën kampionatin jashtë zonës europiane, dhe triumfi i kualifikon në kompeticonet europiane.

Fiorentina ka shkruar historinë, pasi janë ekipi i parë italian që ka arritur në të katërta finalet e UEFA-s. Por, pasi humbën finalen e Kupës me Interin, vjollcët do të synojë të triumfojnë në Conference League për të përmirësuar edhe ecurinë europiane, ku kanë fituar vetëm një nga katër sfidat për trofeun.

Përsa i përket formacioneve, Fiorentina pritet ta nisë me skemën 4-2-3-1. Në portë i padiskutueshmi Terracciano. Dodô, Quarta, Milenković, Biraghi do të formojnë prapavijën, teksa para tyre do të vendosen Amrabat dhe Bonnaventura.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mandragora, Castrovilli dhe Gonzales do të mbështesin Ikone dhe Cabral në sulm. Në anën tjetër anglezët e West Ham pritet ta nisin me formacionin 4-3-3. Francezi Areola do të jetë në portë, në mbrojtje nga krahët Kehrer dhe Cresswell, ndërsa në qendër Aguerd dhe Zouma.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në mesfushë nga minuta e parë do të startojë Soucek, Rice dhe Paqeta, ndërsa në repartin e avancuar Boëen dhe Benrahma do të mbështesin xhamajkanin Michail Antonio.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?