Luhet sot finalja e Kupës së Shqipërisë/ Egnatia kërkon trofeun ndaj Tiranës së “copëtuar”
Ditën e sotme do të përcaktohet dhe fituesi i Kupës së Shqipërisë mes Tiranës dhe Egnatias. Finalja do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena” dhe pritet të dhurojë spektakël. Tirana kërkon të fitojë Kupën për herën e 17-të në historinë e saj, ndërsa Egnatia nga ana tjetër për herë të parë.
Ekipi kryeqytetas vjen në këtë përballje me shumë mungesa ku 6 lojtarë janë dënuar pas ngjarjeve në Rrogozhinë, ndërsa të tjerë janë të dëmtuar. Nuk do të jenë sot nën urdhrat e Orges Shehit, Hasani, Aleksi, Bekaj, Lulaj, Gjumsi e Iseni për shkak të dënimit nga Komisioni i Disiplinës. Ndërkohë që për shkak dëmtimesh nuk do të jenë gjithashtu edhe Lushkja, Patrick e Nikqi.
Nga ana tjetër, Egnatia do të provojë të shkruajë historinë, pasi arrin për herë të parë në finalen e Kupës së Shqipërisë dhe tashmë ka mbetur vetëm hapi final.
KOHA JONË SONDAZH

