Luis Enrique i del në mbrojtje Neymar, braziliani qëndron në Paris dhe rinovon

Lionel Messi u largua nga PSG, Kylian Mbappe mund ta ndjekë shumë shpejt. Në fund i vetmi që mund të rezistojë nga trinomi i famshëm mund të jetë vetëm Neymar.

Braziliani ka qenë lojtari që përflitej se do të largohej me siguri, por skenarët e merkatos tashmë kanë ndryshuar. Ish-lojtari i Barcelonës edhe pse deri më tani nuk ka mundur të shfaqë të gjithë talentin e tij, sipas L’Equipe, është gati të vazhdojë aventurën e tij me PSG-në për dy arsye: ai është i lumtur në kryeqytetin francez dhe ardhja e Luis Enrique mund ta ndihmojë atë të gjejë stimujt e duhur.

Me asturianin, Neymar fitoi gjithçka te Barcelona dhe u shpreh në nivelin më të lartë. Tani mbetet të shihet nëse do e përsëris një gjë të tillë edhe te PSG. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?