Luis Suarez përmbys i vetëm Interin, Barcelona vuan shumë ndaj zikaltërve (VIDEO)

Barcelona ka arritur që të marrë një fitore 2-1 me përmbysje ndaj Interit, duke marrë një sukses shumë të rëndësishëm për kualifikimin.

Ndeshja nisi në malore për skuadrën katalanase që u gjend në disavatazh që në minutën e 3-të. Lautaro Martinez përfitoi nga një përgjumje e mbrojtjes vendase për të shënuar pas një goditje me të majtën. Barcelona hidhet në kërkim të golit të barazimit, por e ka të vështirë për të gjetur hapësira në mbrojtjen e ngjeshur të skuadrës së Contes. Martinez ndërkohë ju afrua shumë pranë golit të dytë, por Ter Stegen e ndali me një pritje të bukur.

Në fraksionin e dytë Valverde hedhë në fushë edhe Arturo Vidal, i cili ndryshon lojën e skuadrës blaugrana. Do të ishte pikërisht kiliani që do të shërbente një asist shumë të bukur për Suarez në minutën e 58-të, teksa argjentinas goditi fluturimthi duke mposhtur portierin Handanovic.

Swiss Digital Desktop Reklama

Barcelona kompletoi përmbysjen ndaj Interit 5 minuta nga fundi i kohës së rregullt. Pas një aksioni fantastik  të Messit, sulmuesi uruguaian, bën një veprim të bukur brenda zonë dhe më pas e dërgon topin në rrjetën e Handanovic. Me këtë sukses Barcelona ngjitet në kuotën e 4 pikëve, po aq sa Dortmundi, që mundi sot pasdite Slavian e Pragës. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?