Luiza Gega e papërmbajtshme, fiton dhe vendos rekord në Poloni
Luiza Gega ka arritur që të fitojë garën e 3 mijë metrave me pengesa në Kampionatin Ekipor Evropian të Atletikës që po zhvillohet në Krakow të Polonisë. Gega fitoi në divizionin e tretë të garës, duke regjistruar kohën 9:17.31
Një sukses historik për Gegën, e cila arrin fitoren e 11-të në historinë e kampionateve të ndryshme Eeuropiane, duke barazuar kampionen bullgare Ivet Lalova-Collio. Kampionia shqiptare, gjithashtu ka vendosur edhe rekord për femrat me kohën e saj.
Vetëm pak ditë më parë, Gega arriti të shpallej fituese edhe në garën ekipore të 5 mijë metrave, në kampionatin europian në Poloni.
KOHA JONË SONDAZH

