Luiza Gega në super formë, triumfon në garën e 5000 metrave në Poloni
Sporti E Martë, 20 Qershor 2023 13:15
Luiza Gega e nis me një rezultat pozitiv në Kampionatin Europian Ekipor që po zhvillohet në Krakow të Polonisë, pasi është renditur në vendin e parë të baterisë së 5000 metrave divizioni i tretë.
Kampionia shqiptare ka lënë pas gjithë kundërshtaret me kohën 15:32.39, rreth 4 sekonda më e shpejtë se rivalja Salpeter nga Izraeli. Gega po kalon një formë shumë të mirë në muajt e fundit.
KOHA JONË SONDAZH

