FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Luiza Gega, tjetër rekord kombëtar në Shkup

Atletja shqiptare Luiza gega regjistroi një tjetër sukses në Kampionatin Ekipor Europian të Atletikës që po zhvillohet në Shkup. Sportistja kuqezi fitoi garën e 5 mijë metrave madje e bëri këtë duke vendosur dhe rekord kombëtar.

Luiza Gega ndali kronometrin në kohën 15 minuta, 36 sekonda e 62 të qindat, mjaftueshëm për të lënë pas rumunen Fisikoviçi dhe serben Jevtiç, duke merituar dhe ovacionet e publikut në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup.

Gega ka arritur të kapë në këtë turne, normën për Lojërat Olimpike të Tokios që do të zhvillohen verën e ardhshme në Japoni.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?